970×90
970×90

Rita Ora dhe Taika Waititi martohen me një ceremoni intime

Rita Ora dhe Taika Waititi martohen me një ceremoni intime

Pasi Taika Waititi dhe Rita Ora ndezën thashethemet se janë martuar pasi regjisori u pa me një unazë martesë në gisht, vjen konfirmimi i lajmit. The Sun UK raporton e çifti janë martuar në një ceremoni intime në Londër.

“Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje”, tha një burim për median. “Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë.”

Rita duket se e konfirmoi lajmin, pasi u shfaq me një unazë rreth në një foto të shpërndarë në Instagram të dielën.

Burimi më tej pohoi se këngëtarja – e cila pas martesës ka ndryshuar emrin e saj në Waititi-Ora – donte një martesë të vogël në mënyrë që ta mbante marrëdhënien e tyre sa më private.

“Është planifikuar të bëhet një festë e madhe, e stilit të showbiz-it, por mos prisni ta shihni të pasqyrohet në revistën me ofertën më të lartë”, -shtoi burimi.

Këngëtarja 31-vjeçare dhe regjisori 46-vjeçar u lidhën në maj të vitit 2021. Waititi ka dy vajza – Te Hinekahu 10 vjeç dhe Mateëa Kiritapu 6 vjeç – nga martesa e tij e mëparshme me Chelsea Winstanley.

Related posts