970×90
970×90
970×90
970×90

Rita Ora braktis Mbretërinë e Bashkuar

Rita Ora braktis Mbretërinë e Bashkuar

Këngëtarja Rita Ora ka vendosur të shkëputet nga Britania e Madhe dhe të transferohet përgjithmonë në Los Angeles. Ylli mezi pret një fillim të ri me të dashurin Taika Waititi, sipas Daily Star.

Rita Ora thuhet se ka vendosur të zhvendoset përgjithmonë në Los Anxhelos pavarësisht se ka shpenzuar 7.5 milionë funte në një pallat me gjashtë dhoma gjumi në Londrën Veriore gati një vit më parë.

Këngëtarja po çrrënjos dhe po pret me padurim një fillim të ri në LA, pas polemikave në lidhje me shkeljen e rregullave së COVID-it në nëntor të vitit të kaluar.

Sipas The Sun, Rita u largua nga Mbretëria e Bashkuar menjëherë pasi ndodhi incidenti dhe nuk është kthyer më që atëherë.

Related posts