970×90
970×90

Rishfaqet Martin Shkreli, po hetohet se drejtoi kompaninë e tij nga burgu me telefon ilegal

Rishfaqet Martin Shkreli, po hetohet se drejtoi kompaninë e tij nga burgu me telefon ilegal


Një hetim është hapur ndaj shqiptarit Martin Shkreli nën dyshimet se ka drejtuar nga burgu kompaninë e tij farmaceutike nëpërmjet një telefoni ilegal.

Martin Shkreli thuhet se nuk po e çon kohën kot në burg. I pari i “Pharma-bro” – i njohur për rritjen e çmimit të barnave kundër HIV / AIDS me emër Daraprim me më shumë se 5.000 për qind në vitin 2015, si dhe pronari i vetëm i një albumi të limituar të Ëu-Tang Clan – thuhet se po ndihmonte në menaxhimin e kompanisë së tij në mënyrë ilegale.

Wall Street Journal pretendon se biznesi i ri i Shkrelit quhet Phoenixus, të cilin ai shpreson ta bëjë atë “më të pasur” kur të largohet nga burgu më 2023 sesa kur ai hyri në burg.

Shkreli, po vuan një dënim shtatëvjeçar për mashtrimin e investitorëve në fondet e mëparshme, thuhet se përdor telefonin për të lexuar rreth zhvillimeve në hulumtimet farmaceutike. Ai me sa duket e përdor atë për të komunikuar me punonjësit e kompanisë.

Related posts