970×90
970×90

Rikthimi i Messit në Barcelonë, deklarohet babai

Rikthimi i Messit në Barcelonë, deklarohet babai

Lionel Messi dëshiron të kthehet në Barcelonë dhe për këtë ekziston mundësia, ka thënë babai i argjentinasit Jorge Messi, pas një takimi me presidentin e gjigantit spanjoll, Joan Laporta, të hënën.

Jorge Messi u pa duke u dalë nga shtëpia e presidentit Laporta të hënën në mesditë, ku besohet se kishte shkuar për të biseduar për të ardhmen e të birit.

Messi do të donte të kthehet. Ka mundësi”, ka thënë shkurtimisht Jorge pas takimit.

Messi është lojtar i lirë, pasi e konfirmoi largimin nga Paris Saint-Germaini në fundjavë.

Messi e zhvilloi ndeshjen e fundit për Paris Saint-Germainin në disfatën 3:2 kundër Clermont Foot në ditën e fundit të sezonit në Ligue 1 të shtunën.

Barcelona është duke e pritur pëlqimi e Laligës për planin e tyre financiar në mënyrë që të mundë t’i bëjnë ofertë formale Messit.

Raportohet se Jorge dhe Laporta i kanë telefonuar zyrtarëve të ligës për t’i pyetur për këtë çështje gjatë takimit 25 minutësh.

Ndërkohë, mediat spanjolle raportojnë se Laliga ia dhënë dritën e gjelbër Barçës për planin financiar.

Kjo, megjithatë, nuk nënkupton se Messi mund të nënshkruajë me Barcelonën menjëherë, sepse klubit i duhet së pari të shesë lojtarë për të ardhur deri të nënshkrimi me fituesin e Kupës së Botës.

Synimi kryesor i kampionit spanjoll është t’i regjistrojë Gavin dhe Araujon, para se të nënshkruajë me Messin.

Pra, Barça ka shumë punë për të bërë për ta arritur qëllimin për kthimin e Messit në shtëpi pas dy viteve.

Related posts