Vig Poppa dhe Don Phenom i kanë bashkuar forcat në projektin e ri, të cilin e kanë titulluar “Haram”.
Ky projekt e rikthen përsëri në skenë antarin e KAOS, Vig Poppa i cili kishte kohë që nuk kishte publikuar ndonjë këngë.
Ndërsa Don Phenom është ndër reperë më aktiv kohët e fundit, duke sjellë këngë gati çdo javë. Producent i këngës është “Cekicbeatz”, ndërsa teksti është shkruar nga vetë reperët.