
Futbolli kosovar do të rikthehet përfundimisht javën tjetër pas pauzës prej afro tre muajsh shkaku i pandemisë koronavirus.
Federata e Futbollit të Kosovës e ka caktuar sot orarin e ndeshjeve të para gjysmëfinale të Digitalb Kupës, me të cilat edhe do të rikthehet futbolli i këtushëm.
Ndeshja e parë do të luhet të martën tjetër, pra më 2 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës.
Kurse, ndeshja tjetër, ajo ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit do të zhvillohet të mërkurën, më 3 qershor, në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Ndeshjet e kthimit janë paraparë të zhvillohen më 17 qershor.
Orari i ndeshjeve
E martë, 2 qershor
18:00 Prishtina-Drenica
E mërkurë, 3 qershor
16:00 Ballkani – Feronikeli