970×90
970×90

Rikthehet Arbër Zeneli më i fortë se kurr

Rikthehet Arbër Zeneli më i fortë se kurr

Momenti i shumëpritur për Arbër Zenelin vjen.


Pas 8 muajsh, mungesë për shkak të një dëmtimi të rëndë, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është grumbulluar nga skuadra e tij Reims për ndeshjen e kësaj fundjave në Ligue 1 ndaj Monacos.Klubi i Reims ka komunikuar se Zeneli është pjesë e listës së 18-të lojtarëve të grumbulluar për takimin e radhës. 25-vjeçari u dëmtua në ndeshjen e 7 qershorit kundër Malit të Zi (1-1) ku dëmtoi keq gjurin.

Pasi arriti të rikuperohej fizikisht, në janar sulmuesi nisi të përgatitej me ekipin dhe pas më shumë se 8 muajsh ka mundësinë të luajë.

Në këtë mënyrë, Zeneli do të jetë në formën për sfidën kundër Maqedonisë së Veriut, sfidë që vlen për kualifikimin në EURO 2020.

Related posts