
Ndonëse prej kohësh ka pauzuar në muzikë, këngëtarja Adea Pula mbahet mend për zërin dhe stilin e saj unik.
Por, pritjes së admiruesve të saj po i vije fundit, pasi Adea është gati për rikthim dhe këtë e ka bërë të ditur vet ajo.
Adea ka bërë së fundmi një postim në Instagram duke zbuluar se po vjen me një projekt muzikor pas një periudhe të gjatë.

Foto: Adea Pula/Instagram
“Sot kam një befasi për juve, qëndroni këtu”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimi.
Përveç njoftimi që padyshim do të mirëpritet nga adhuruesit e saj, Adea mori vëmendje edhe me paraqitjen plotë shije.

Foto: Adea Pula/Instagram
E veshur me një trupore me pupla tek pjesa e supeve, makijazh të theksuar dhe flokët bionde në vendosura në topuz, 27-vjeçarja dukej mahnitëse dhe në formë të mrekullueshme.
Ndryshe, kujtojmë që krahas talenti të jashtëzakonshëm për muzikë, Adea është edhe një avokate e diplomuar. /Telegrafi/

Foto: Adea Pula/Instagram

Foto: Adea Pula/Instagram

Foto: Adea Pula/Instagram

Foto: Adea Pula/Instagram