
Liga e Kampionëve do të rikthehet sot me ndeshjet eliminatore të 1/16, pas pauzës pas përfundimit të ndeshjeve në grupe.
Kryendeshja e sotme është Barcelona-PSG që luhet në ‘Camp Nou’ prej orës 21:00.
Kurse në të njëjtin orar, edhe gjermanët e Leipzig luajnë ndaj anglezëve të Liverpool, me ndeshjen që zhvillohet në terrenin neutral të ‘Puskas Arena’ të Budapestit.
Kurse nesër luhen dy ndeshje tjera interesante.
Porto përballet me Juventusin, kurse Sevilla me Borussia Dortmundin.