970×90
970×90

Rihanna dhuron pesë milionë dollarë për të luftuar koronavirusin

Rihanna dhuron pesë milionë dollarë për të luftuar koronavirusin

Këngëtarja me famë ndërkombëtarë, Rihanna, ka dhuruar plotë pesë milionë dollarë në përpjekjet për lehtësimin e koronavirusit përmes fondacionit të saj, Clara Lionel (CLF).

Nëpërmjet një postimi në Twitter, fonadacioni bëri të ditur kontributin e dhënë.

“Ne i jemi përgjigjur COVID-19 duke ndarë pesë milionë dollarë në @PIH @DirectRelief @FeedingAmerica @rescueorg @WHO & #Barbados për të përgatitur vendet/ veshje mbrojtëse, pajisje mjekësore, ushqim nëpër rajone të shumta. #CLF#HealthcareHeroes”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Rihanna themeloi organizatën jofitimprurëse në vitin 2012 për nder të gjyshërve të saj, Clara dhe Lionel Braithwaite.

Qëllimi i saj është të mbështesë dhe financojë ‘programe themelore dhe efektive të arsimit, shëndetit dhe reagimit ndaj urgjencave në të gjithë botën

Related posts