970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Rezultatet e testit “PISA”: Kosova, në katër vendet e fundit

Rezultatet e testit “PISA”: Kosova, në katër vendet e fundit

Kosova është renditur në katër vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.

Nxënësit kosovarë kanë zënë vendet e 76-të për lexim dhe të 77-të për shkencë.

Gjithsej 80 shtete kanë qenë pjesëmarrëse në testin e PISA-s për vitin paraprak.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, njoftoi sot në një konferencë për media rezultatet të cilat janë publikuar të martën.

Ajo tha se rezultatet ishin të pritshme.

“Rezultatet të cilat janë bërë publike kanë qenë të pritshme, duke marrë parasysh që e kemi pasur një situatë pas pandemisë, ku mësimi është zhvilluar me probleme. Kjo ka qenë e pritshme. Këtu e shtojmë që pandemia ka sjell sfida të tjera të mësimdhënësit e nxënësit për shkak të mungesës së kushteve. Këtu e shtojmë edhe ndërrimin e qeverisjeve. Por ne e kemi pasur fokus në zhvillimin e politikave për përmirësimin e cilësisë në arsim”, ka thënë Nagavci.

Gjithashtu, Ministria e Arsimit ka thënë se ka rënie të pikëve në fusha të ndryshme nga 12 deri në 6 pikë në krahasim me testin e vitit 2018, kur PISA u mbajt për herë të fundit.

Related posts