Ka kohë që i ka munguar skenës muzikore shqiptare, por po vazhdon të jetë një emër shumë i komentuar në media.
Bëhet fjalë për këngëtaren Rezarta Shkurta, e cila tashmë prej vitesh i është përkushtuar një biznesi, duke lënë më anash karrierën muzikore.
E duke qenë se është aktive në rrjete sociale, ajo ndan me fansat postime të ndryshme.
Së fundmi artistja ka publikuar një postim në InstaStory, ku tregon se ka bërë një ndryshim te vetja.
Ajo zbulon se ka humbur plot 8 kilogramë, por që i duhet të punojë edhe më shumë me veten për të arritur qëllimin që ka.
“Ky muaj u mbyll me – 8 kilogramë. Kam ende edhe 4 kilogramë për të hequr me qëllimin që i kam vënë vetes”, u shpreh ajo.
Rezarta nga ana tjetër shquhet për hitet që ka realizuar ndër vitesh.