Trafiku rrugor në Gjermaninë qendrore dhe veriore është ndërprerë dhe shërbimet e trenave janë anuluar për shkak të një sasie të madhe të reshjeve të borës.
Ndërkohë në Holandën fqinje, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi, një alarm ‘i kuq’ është lëshuar për herë të parë në nëntë vjet për shkak të motit ekstrem.
Por këto nuk janë të vetmet vende që janë prekur nga moti ekstrem:
Mbretëria e Bashkuar
Me emrin Stuhia Darcy në Mbretërinë e Bashkuar, ajo është quajtur gjithashtu si ‘Bisha nga pjesa Lindore 2’.
Stuhia ka lënë pjesën më të madhe të lindjes së Anglisë të mbuluar me borë.
Stuhia është shkaktuar nga ajri i ftohtë që po kalon nga Rusia dhe Evropa Lindore, që i ngjan kushteve të para tri viteve.
Ka pasur probleme për të udhëtuar dhe kushte të rrezikshme rrugësh, duke detyruar disa qendra të vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar të mbyllen papritur.
Gjermania
Kushtet e rrugëve gjatë 24 orëve të fundit kanë çuar në qindra përplasje automjetesh në pjesë të Gjermanisë qendrore dhe veriore. Policia tha se 28 persona u plagosën në rrugë të akullta.
Shërbimi Gjerman i Motit u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe autoritetet sollën njerëzit e pastrehë në strehimoret e ngrohta mes temperaturave nën zero.
Franca
Qindra banorëve që jetojnë pranë lumenjve u është dashur të evakuohen nga shtëpitë e tyre mes niveleve të gatishmërisë së lartë.
Në Paris, lumi Seine vazhdon të rritet. Statuja Zouave në Pont de l’Alma, një “tregues popullor por jo i saktë për përmbytjet”, është pjesërisht i zhytur.
Holanda
Vendet e ulëta panë stuhinë e parë më të fuqishme të borës në një dekadë.
Qeveria u detyrua të anulonte një takim javor të krizës për të diskutuar rreth pandemisë së coronavirusit.
Udhëtimi hekurudhor dhe ajror u ndikuan keq dhe zyra holandeze e meteorologjisë ngriti paralajmërimin e saj të motit në “kodin e kuq” për të gjithë vendin.
Të gjitha objektet holandeze të testimit të coronavirusit u mbyllën të dielën dhe ndeshjet profesionale të futbollit janë shtyrë.