![Reshje bore në prill, mbulohet Prevalla dhe Dragashi](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/04/83FC7EFF-52A2-4846-95FA-F936EC633043.jpeg)
Reshje shiu, dhe ulje të temperaturave si në vise të ulëta dhe ato malore po e karakterizon motin mëngjesin e sotëm në Kosovë.
Mirëpo, në viset malore temperaturat pësuan ulje të ndjeshme duke u favorizuar edhe me reshje të borës.
Sipas disa fotografive të siguruara në faqen MeteoBallkan, reshje të dendura bore pati në Prevallë dhe Dragash, ku u krijuan edhe shtresa bore.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/bora-1.jpg)
Mirëpo, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu.
IHK njofton se në fushat termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/bora1.jpg)
Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.