
Gjatë konferencës për shtyp, pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, kandidati shqiptarë për president Blerim Reka tha se nëse ai merr vota më shumë se BDI, do e shqyrtojë mundësinë për tu bërë pjesë e skenës politike në Maqedoninë e Veriut.
Reka për momentin numëron mbi 60 mijë vota , ndërsa vazhdon numërimi i votave nga KSHZ.
Blerim Reka nuk arriti të kandidohet në rrethin e dytë zgjedhor, kundër tij u zhvillua fushatë e ashpër politike nga Bashkimi Demokratik për Integrim, që mbështeste kandidatin e LSDM-së për president, Stevo Pendarovskin.
Reka gjeti mbështetjen e Aleancës për Shqiptarët, BESË-s së Bilall Kasamit dhe vetë simpatizantët e tij.