Gjatë ditës së premte në Suedi është regjistruar numër rekord i rasteve me koronavirus.
Suedia regjistroi të premten me 5,990 raste të reja; më e larta që nga fillimi i pandemisë, tregojnë statistikat nga Agjencia e saj Shëndetësore, raporton Reuters.
42 vdekje të reja, duke arritur në total 6,164 vdekje janë regjistruar në Suedi.
Krahasuar me fqinjët e saj nordikë shkalla e vdekjes së Suedisë është më e lartë për disa herë ndërsa disi më e ulët se disa vende më të mëdha evropiane si Spanja.