
Sulmuesi shqiptar, Dejvi Bregu pritet të largohet nga Skënderbu në këtë merkato.
Ai refuzoj ofertat e Prishtinës e Gjilanit, por pritet të transferohet tek një skuadër tjetër nga Shqipëria.
“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se në orët e fundit lojtari ka marrë një ofertë joshëse nga klubi durrsak, KF Teuta.
Afrimi i Blerim Krasniqit nga Skënderbeu dhe fakti që Teuta po bëhet një ekip që pritet të synojë titullin në sezonin e ri, mund të bindin vlonjatin të firmosë me “djemtë e detit”. Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet.