Alban Miroci
Fuqia e shtetit ushtrohet përmes mjeteve të ndryshme teknike të cilat kanë për qëllim fuqizimin e tij substancial. Si, mjetet diplomatike, mjetet ekonomike dhe mjetet ushtarake. Në këtë fazë të zhvillimit të tij, shteti i Kosovës vazhdon negociatat me shtetin rival të tij Serbinë, ku negociatat si mjet diplomatik i ndihmojnë Kosovës te hapë rrugë drejt fuqizimit të tij në Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Me përdorimin e Diplomacisë përmes negociatave me Serbinë, Kosova ka projektuar fuqinë e saj në rajon dhe botë. Negociatat fillimisht fillojnë me marrëveshje përmes komunikimit te drejtpërdrejt apo tërthortë, ku njëra palë ofron një propozim dhe pala tjetër përgjigjet në të njëjtën formë deri te arrihet një kompromis i pranuar nga të dy palët. Nga ky kontekst Kosova dhe Serbia kanë hy te pabarabarta ne negociata diplomatike duke zbatuar negocimin e hapur në mes palëve dhe përtej kësaj, realiteti i krijuar politik pas Pavarësisë se Kosovës e zhvendos shtetin tonë në një pikë ku dëshiron të arrijë paqe me një shtet i cili ka qenë në konflikt me vite dhe nga i cili e ka fituar luftën.
Praktika e zhvillimeve të shtetëve si aktorë ndërkombëtare, negociatat ju ndihmojnë drejt pozicionimit më të mirë si shtet, andaj edhe negociatat mes Kosovës dhe Serbisë janë ne fazën e përmirësimit te pozicionimit te shteti tonë në rajon më mirë se në kohën e kaluar përmes ratifikimit te marrëveshjeve te arritura nga te dy shtetet.
Shteti i Kosoves dhe ai i Serbise gjenden ne momentin e negociatave ku tani kane arritur shume marrëveshje por në praktikë duhet ende kohë për implementimin e duhur të tyre.
Rasti i arrestimit të Marko Gjuriq e rikthen vëmendjen e opinionit dhe gjithë akterëve tjerë ka negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. Aktualizimit përmes dinamikes se tyre, duke pëfshirë këtu edhe rolin e përfaqësueses së lartë të Be-së znj, Mogherini se, Serbia edhe praktikisht ta kuptoj se shteti i Kosovës funksionon mjfat mirë dhe rasti i arrestimit të zyrtarit serbë të reflektoj mbi atë se si duhet në të ardhmen të respektohen institucionet e Kosovës. Mbi këtë bazë, negociatat duhet ta marrin një epilog në fazën e parë dhe në tavlinen e bisedimeve shtetit fqinjë ti bëhet me dije se institucionet e Kosovës duhet të respektohen.