970×90
970×90
970×90
970×90

Redaktorja e lajmeve qendrore në RTK: Distancohem me keqardhje, në 25 vite karrierë nuk jam ndier e turpëruar

Redaktorja e lajmeve qendrore në RTK: Distancohem me keqardhje, në 25 vite karrierë nuk jam ndier e turpëruar

Redaktorja e lajmeve qendrore, Blerta Foniqi Kabashi është distancuar pas sulmit të Radiotelevizionit të Kosovës ndaj gazetës Nacionale dhe Periskopit.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ajo qysh në fillim ka thënë se distancohet me keqardhje nga zhvillimet e fundit, derisa flet për punën e babait të saj në RTP.

Ajo tutje është shprehur se për 25 vite në gazetar, nuk mban mend ndonjë situatë kur është ndier e turpëruar.

“Për këto 25 vjet në gazetari, nuk e mbaj në mend asnjë moment kur jam ndier e turpëruar.Pëkundrazi, jam munduar që të jap kontribut profesional në çdo situatë.

Sikurse kam qenë pjesë e protestave të vitit 2015 për një RTK të publikut, vazhdoj edhe sot të kundërshtoj çdo gjë joprofesionale, pa u frikësuar e nënshtruar ndaj askujt!” – ka shkruar ajo.

Në fund, Foniqi Kabashi ka thënë se ndjen keqardhje për zhvillimet e fundit.

“Andaj, pa qenë fare përgjegjëse për situatën e fundit të krijuar, ndjej keqardhje dhe krejt çka mund të bëjë, është të vazhdoj të punoj me profesionalizëm dhe pa kompromis brenda përgjegjësive të mija dhe vetëm duke verificuaret informacion!”

Ndryshe, RTK-ja mbrëmë sulmoi Nacionalen e Periskopin duke cituar një medium jokredibil boshnjak. Për të mësuar më shumë rreth këtij mediumi, lexoni tekstin në vijim:

Related posts