Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar në orën 00:50, është realizuar fluturimin e parë pas më shumë se tre muaj ndërprerje të punës për shkak të pandemisë.
Siç thuhet në njoftim, fluturimi i parë u realizua me Air Mediterrenean.
Njoftimi i plotë:
Eshtë kënaqësi të mirëpresim fluturimin e parë Basel me Air Mediterrenean, fluturim ky që solli udhëtarët e parë me datë 28.06.2020 në ora 00:50 pas më shumë se tre muaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA.
Ju urojmë mirëseardhje të gjithë udhëtarëve!