
Nënkryetari i PDK-së, njëherësh ministër i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se shpifësit e sotit duhet t’i kërkojnë falje Kadri Veselit, UÇK-së dhe PDK-së.
Reagimi i plotë i Uran Ismailit:
Urrejtja ndaj UÇK-së, ndaj Kadri Veselit, ndaj PDK-së, sot prodhoi dhe amplifikoi një lajm të rrejshëm.
Problemi nuk qëndron vetëm te lajmi i pavërtetë, sepse kjo mund t’u ndodhë pa qëllim mediave serioze. Problemi është se, edhe pas demantimit të lajmit nga Kryetari Veseli, urrejtja nuk la vend për të vërtetën, por rrena vazhdoi. Pra, edhe dëshmia personale në TV nuk u pranua si lajm i vërtetë.
Kadri Veselit duhet t’i kërkohet falje. UÇK-së duhet t’i kërkohet falje. PDK-së duhet t’i kërkohet falje.
Kërkimfalja duhet të vijë sa më parë. Kështu, të paktën, tregohet se ata nuk janë konsumuar tërësisht nga urrejtja.