970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Reagon MPJD pas arrestimit të qytetarit nga policia serbe: Kemi njoftuar BE-në, ShBA-në dhe Britaninë e Madhe

Reagon MPJD pas arrestimit të qytetarit nga policia serbe: Kemi njoftuar BE-në, ShBA-në dhe Britaninë e Madhe

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka reaguar në lidhje me arrestimit e Hasan Dakajt, ish-ushtarit të UÇK, nga policia serbe në Merdare.

MPJD përmes një postimi në Facebook, kanë treguar se kanë njoftuar edhe mekanizmat ndërkombëtare për veprimin e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës.

Sipas tyre janë njoftuar Zyra e BE-së në Serbi, Ambasada e SHBA-ve dhe ajo e Britanisë së Madhe ne Serbi.

“Njoftim mbi arrestimet e fundit të qytetarëve të Kosovës në Serbi. Pas njoftimit mbi arrestimin e dy qytetarëve të Republikës së Kosovës, Hasan dhe Xhavit Daka (ky i fundit tashmë i liruar), Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka aktivizuar të gjithë mekanizmat e saj institucional. Janë njoftuar edhe mekanizmat ndërkombëtarë për veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Për këtë rast është njoftuar Zyra e BE-së në Serbi, Ambasada e SHBA-ve dhe ajo e Britanisё sё Madhe nё Serbi.” – thuhet në njoftim.

Tutje nga kjo ministri kanë dënuar ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Kosovës, duke i bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndermarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit Hasan Daka.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndermarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit Hasan Daka dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Zyra Ndёrlidhёse e Republikёs sё Kosovёs nё Serbi, do tё paraqes kёrkesё zyrtare autoriteteve serbe pёr tё lejuar Ambasadorin Jashari ta vizitojё z. Hasan Daka, nё mёnyrё qё shteti dhe Qeveria e Republikёs sё Kosovёs tё njoftohet mё konkretisht pёr trajtimin qё po i bёhet z. Daka nga organet serbe.” – thuhet në njoftim.

Related posts