
Koha e pandemisë si në shumë sfera të ndryshme të jetës ka ndikuar edhe tek këngëtarët e sidomos në anën financiare.
Dhe një vendim nga MSH-ja se këtë vit do të anulohen dasmat ka nxitur debat të madh në mesin e artistëve dhe jo vetëm.
Por, ndonëse nuk ka ende nuk dihet saktësisht se çfarë do të ndodhë me mbrëmjet muzikore dhe koncertet, një këngëtarë tashmë është i gatshëm që të marr vet rrezikun sipër pasi deklaroi se nga 1 qershori do të pranoj ftesat për koncerte.
Është Albi Xhepa ai që në një status në InstaStory tha se nëse mbahen protesta këtë javë, ai nga 1 qershori ai do të pranoj ftesat për mbrëmje muzikore
“Nuk e di se a e sheh dikush kompetent kete shkrim, por nëse ka me pas protesta kete jave..Prej datës 1 Qershor unë Albi Xhepa pranoj çdo ftesë për mbrëmje muzikore. Kush janë ata me u mbledh e ne jo? Boll mo se plasëm”, ka shkruar këngëtari që njihet për performancat ‘live’.