970×90
970×90
970×90
970×90

Reagon Haradinaj për sulmin në Gjermani

Reagon Haradinaj për sulmin në Gjermani
Kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur të tmerrshëm incidentin në Gjermani, ku mbetën të vdekur tre persona.

Në mesin e të vdekurve ishte edhe një 48 vjeçar, i cili dyshohet se hyri me makinë në turmën e njerëzve.

“I prekur nga sulmi i tmerrshëm në Munster të Gjermanisë. Jemi pranë popullit dhe Qeverisë gjermane në këto çaste të vështira dhe ndajmë dhembjen me familjet e viktimave”, shkruajti Haradinaj në Facebook.

Sipas mediave gjermane, rasti nuk po cilësohet si terrorist pasi shoferi që shkaktoi sulmin, kishte probleme psikike.

Related posts