
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar sërish kryeministrin Albin Kurti.
Haradinaj në vazhdimësi akuzon e kritikon Kurtin, e që sipas tij, vendi ka pësuar vetëm dëme nga qeverisja e tij.
Nuk dihet nëse ky reagim i Haradinajt lidhet me zhvillimet e fundit në skenën politike, ku kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaroi të enjten se është i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike për formimin e qeverisë së re.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve.
“Kush të më ftojë në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vyen një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hyjë në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”, tha ai.
Limaj u shpreh se Kosova ka nevojë urgjente për një qeverisje stabile, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe rajonale.
Sipas rezultateve preliminare, LVV ka marrë 40.89%, PDK ka marrë 22.40%, LDK ka marrë 17.23% dhe AAK-Nisma ka marrë 7.40%