970×90
970×90
970×90
970×90

Reagon grupi i Noterëve, kërkojnë nga Albulena Haxhiu të mos e kthej në pikën “zero” vendimin

Reagon grupi i Noterëve, kërkojnë nga Albulena Haxhiu të mos e kthej në pikën “zero” vendimin

Është përfolur se Ministria e Drejtësisë do të kthej në pikën zero provimin e Noterisë dhe të filloj nga e para zgjedhjen e tyre.

Grupi i Noterëve që kanë kaluar me sukses testin kanë bërë një reagim, duke kërkuar nga ministrja që të mos u a qoj mundin dëm.

Ky është reagimi i tyre:

Për: znj. Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë

        z. Hilmi Jashari – Avokat i Popullit

Nga: Grupi i Kandidatëve të cilët kanë dhënë provimin e noterisë

Tema: Kërkesë për trajtim sipas Ligjit për Noterinë, Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me dinjitetin njerëzor

Të nderuar/a,

Jemi të njoftuar nga mediat e shkruara dhe ato vizuele, që Ministrja e Drejtësisë bën deklarata me të cilat na bën me dije se të gjithë ne që kemi dhënë provimin e noterisë, i njëjti nuk ka asnjë vlerë, ngase do të kthehet në pikën zero.

Ne si kandidatë serioz, dhe të cilët me përpikmeri ndoqem udhëzimet e Ministrisë së Drejtësisë (MD) , duke u bazuar në shpalljen publike aplikuam për të hyrë në provim. Plotësuam kërkesat e MD, paguam taksat e caktuara nga MD, e shumë prej nesh ndoqem edhe trajnime shtesë me qëllim që të përgatitemi për provim. Pas të gjitha këtyre procedurave, i’u nënshtruam provimit të noterisë, ku fillimisht përfunduam provimin me shkrim, ndërsa pastaj i’u nënshtruam provimit me gojë. Pas këtyre provimeve, me shpalljen e rezultateve ne u ftuam nga MD dhe i pranuam certifikatat me të cilat na njihet dhënia e provimit të noterisë.

MD ndërkohë hap konkurs për plotësimin e vendeve të lira për noter. Sipas kritereve të përcaktuara në këtë konkurs, aplikojmë. Personat të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit ftohen në intervist, e cila mbahet para një Komisioni të veçantë nga ai i Provimit të Noterisë. Që nga mbajtja e kësaj interviste, zyrtarisht nuk jemi njoftuar për asnjë hap të rradhës.

Duke e ditur se keni qasje direkte në lëndët e formuara qoftë të intervistës (konkursit) apo të provimit të noterisë, kërkojmë nga ana juaj që me qëllim që mos të cenohen vlerat e individit, të trajtohet çdo person veç e veç, sepse jemi të bindur thellësisht se i kemi plotësuar të gjitha kërkesat dhe procedurat në pajtim me Ligjin për Noterinë dhe Udhëzimin Administrativ, dhe nuk kemi bërë asnjë shkelje. Shkeljet individuale, të konstatohen dhe të merren masa qoftë ndaj komisioneve apo kandidatëve, por jo ndaj masës.

Ne gjithashtu i bëjmë thirrje për vëmendje, Ministres së Drejtësisë, që anulimi i të gjithë procesit, do të ju vinte para një veprimi, me të cilin do të shkelni mbi të drejtat e individit, të cilat i mbron kushtetuta, e për të cilat mund të bëheni përgjegjëse para ligjit. Kjo mbi faktin se ne si individ, i kemi plotësuar kushtet minimale, e ndoshta edhe mesatare për të fituar të drejtën për të punuar si noter, e të cilën na ka mundësuar shteti i Republikës së Kosovës, por i njëjti na ka lenë pezull vetëm për arsye politike. Ndersa këto ditë njoftohemi se do të anulohet procesi në tërësi.??

Ku është shteti? Ku është drejtësia? Ku është dinjiteti?

A e dini ju znj. Ministre, se neve na u deshtë së paku gjashtë (6) muaj të merremi në mënyrë intenzive për të përgatitur provimin e noterisë, e besa minimumi gjashtë (6) vite përgatitje shkollore, e praktike lidhur me këtë punë, për te ardhur tek ky qëllim që ju sot dëshironi me një vendim prej dy rreshtave ta anuloni, e të na bëni me dije se NUK KA SHTET FARE.

Shteti, institucionet e drejtësisë, duhet të merren seriozisht me këtë situatë, ngase me presedanin që e krijoni ju, atëherë duhet të anulohen të gjithë certifikatat në këtë shtet. Sepse ne e dijmë që me supozime se mund të kenë ndodhur keqpërdorime edhe gjatë provimit të jurisprudencës, gjatë provimeve në universitet, gjatë provimeve me rastin e marrjes së lejes së vozitjes, me rastin e certifikimit të veteraneve etj etj., në të gjitha këto raste janë identifikuar zyrtarët përgjegjës dhe kandidatët që kanë përfituar dhe masat janë ndërmarrë individualisht. E jo, s’është anuluar i gjithë procesi.

Shteti duhet të ketë edhe moral. A nuk e dini ju, se në mesin e kandidateve që e kanë kaluar me plotë meritë këtë provim do të thehen moralisht dhe shpirtnisht, e nuk do të kenë vullnet për të perseritur të njëjtin ngase SIGURIA JURIDIKE po bjen me vendimin tuaj për anulim. Nuk mund të kemi asnjë pikë sigurie, kur cerifikata e këtij shteti ka vlerë vetëm deri sa të atakohet dikush.

E nderuara Ministre, ne shprehem mllefin tonë, duke pasur konsideratë në personalitetin tuaj dhe pozitën kyçe në Qeveri, të propozoni një Komision Hetues, si dhe njëkohësisht të fillojnë hetimet për secilin nga kandidatët, dhe të nxirret një konkludim, nga i cili do të përfitoj shteti, si dhe të gjithë kandidatet e ndershem. Ngase me vetëdije të plotë, ju apelojmë se me rastin e anulimit të këtij procesi, keni shkelur me dy këmbë mbi të drejtat elementare të individit.

E nderuara Ministre, ne gjithashtu ju përkujtojmë se do t’i ndjekim të gjitha procedurat ligjore, nëse ndodh anulimi i gjithë procesit për shkak të disa personave që nga mediat janë cilësuar si të lidhur politikisht, familjarisht apo në ndonjë formë korruptive me Komisionet. Ju lutem hetoni dhe vërtetoni pretendimet e tilla, përjashtoni nga procesi ata persona, e jo të gjithë neve që me mund, sakrificë, dije e krenari e arritem që të marrim provimin e noterisë.

E nderuara Ministre, mbi bazën e dispozitës ligjore nga neni 5 i Ligjit për Noterinë, ndërlidhur me dispozitën e aktit nënligjor nga neni 23 parag. 2.11 dhe neni 24 parag. 4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2019  për Mënyrën e Dhënies dhe Programin e Provimit për Noterinë, ju njoftojmë se Vendimi i Komisionit për Provim të Noterisë, Certifikatat të cilat dëshmojnë dhënien e këtij provimi mund të anulohen vetëm në procedurë gjyqësore – konflikt administrativ, apo nëse kemi elemente të veprës penale mund t’i anuloj edhe Gjykata në këtë procedurë. Anulimi i tyre me vendim nga pozita e Ministrit, konsiderojmë se kemi të bëjmë edhe me një vendim jashtë kompetencave ligjore.


Me respekt,

Kandidatet për Noter 2019

Related posts