970×90
970×90
970×90
970×90

Reagon ashpër Yll Limani pasi i anulohet mbrëmja

Reagon ashpër Yll Limani pasi i anulohet mbrëmja

Ishte planifikuar që mbrëmë e deri sot në orët e hershme të mëngjesit, Yll Limani të këndonte në diskotekën ku pati alarm të rremë për bombë.

Festa që ishte paraparë të mbahet për festën e 28 nëntorit u anulua. Personat që ishin brenda në lokal u nxorën jashtë dhe vendi u kontrollua nga pjesëtaret e Policisë së Kosovës, saktësisht njësiti antibombë dhe njësiti K9.

Të gjithë pjesëmarrësit që kishin vendosur të kalonin natën aty, u larguan nga vendi i ngjarjes. Pa kënduar mbeti edhe Yll Limani, i cili doli menjëherë më një reagim për krejt atë çfarë ka ndodhur, e që në fund doli të jetë vetëm një gënjeshtër.

Këngëtari i ka kërkuar falje njerëzve që mbrëmë kishin bërë plan t’i dëgjonin këngët e tij.

Related posts