970×90
970×90

Reagon Ahmeti: Stadiumi nuk është as i Qeverisë e as i Federatës, i takon qytetarëve

Reagon Ahmeti: Stadiumi nuk është as i Qeverisë e as i Federatës, i takon qytetarëve


Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për stadiumin “Fadil Vokrri”.

I pari i Prishtinës theksoi se ende nuk është bërë pranimi teknik i stadiumit dhe për këtë arsye nuk është dorëzuar tek Komuna e Prishtinës.

“Stadiumi i Prishtinës është pronë e Komunës së Prishtinës. Qe nga renovimi qeveria nuk e ka bërë pranimin teknik dhe si pasojë objekti i renovuar nuk është dorëzuar te Komuna”.

Ahmeti shtoi se objekti ka filluar të ketë probleme ende pa u bë pranimi teknik.

“Objekti ka filluar të ketë probleme ende pa u bërë pranimi. Për shkak të rëndësisë së ndeshjeve ndërkombëtare të Kosovës nuk kemi deklaruar asgjë në lidhje me këtë”.

Ai ka reaguar edhe për shfrytëzimin e hapësirave të stadiumit dhe për ndeshjen Drita-Gjilani.

“Por tani, dikush ka filluar të ndajë lokale e zyre e Federata ka vendosur që të luhen edhe ndeshjet tjera kampionale si Drita – Gjilani pa u konsultuar fare me Komunën”.

Ndër të tjera kryetari Ahmeti në reagimin e tij tha se “Fadil Vokrri”, nuk është as i qeverisë dhe as i federatës, por i takon qytetarëve të Prishtinës.

“Stadiumi nuk është as i Qeverisë e as i Federatës. I takon qytetarëve të Prishtinës. Ne kemi nderin që aty të luajnë Kosova drejt kualifikimit për kampionat e Prishtina lojët kampionale, por askush nuk ka të drejtë as të ndajë lokale e as të vendos ndeshje të tjera”.

Në këtë reagim iu bë thirrje ministrisë që ta bëjë dorëzimin e stadiumit sipas marrëveshjes dhe lojët të zhvillohen me bazë ligjore.

Ne kemi mirëkuptim, por çdo gjë duhet të bëhet me ligj dhe në përputhje me interesin publik, përfundon postimi i Shpend Ahmetit në rrjetin social Facebook.

Related posts