Pas pamjeve të publikuara në Gazetën Express, ku shihet kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, duke e sulmuar një punonjës komunal, ka reaguar Agim Veliu që udhëhoqi këtë komunë për disa mandate.
Në një bisedë telefonike në emisionin “Frontal” në T7, Veliu tha se punonjësin e komunës e njeh personalisht dhe ai është punëtor shembullor, ndërsa Bulliqin e ka quajtur të pa-edukuar që sipas tij ka eskaluar në dhunë fizike.
“Shpejtim Bulliqi përveç arogancës linçmeve e shantazheve që po i bën ndaj punonjësve të institucioneve komunale, si duket ka eskaluar dhe ka fillu ta përdorë dhunën fizike. Përdorimi i dhunës është vepër penale dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare”, tha Veliu.
Ai tha se veprimi i Bulliqit është i papranueshëm për të dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.