970×90
970×90

Reagimi i CR7 pasi arriti 750 gola në karrierë: Faleminderit edhe rivalëve të mi që më kanë nxitur të angazhohem më shumë

Reagimi i CR7 pasi arriti 750 gola në karrierë: Faleminderit edhe rivalëve të mi që më kanë nxitur të angazhohem më shumë

Cristiano Ronaldo ka prekur një tjetër rekord të jashtëzakonshëm në karrierën e tij mbresëlënëse duke arritur shifrën prej 750 golash të shënuar.

Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dynamo Kyivit që u zhvillua të mërkurën mbrëma, ai ishte njëri nga golashënuesit duke e ngritur në 750 numrin e golave të shënuar me klube dhe me kombëtaren.

“750 gola, 750 momente të lumtura, 750 qeshje në fytyrat e tifozëve tanë”, ka shkruar superylli i Juventusit në rrjetet sociale.

“Faleminderit të gjithë lojtarëve dhe trajnerëve që më kanë ndihmuar ta arrij këtë numër mahnitës, faleminderit të gjithë kundërshtarëve të mi besnikë që më kanë bërë të punoj shumë e më shumë secilën ditë”, ka theksuar më tej CR7.

Juventusi e fitoi me rezultat 3-0 takimin në Kiev dhe në xhiron e fundit të fazës grupore do të udhëtojë në Barcelonë, ku pritet të shohim një superpërballje ndërmjet Ronaldos dhe Lionel Messit.

Related posts