I ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel ka qenë kantautori Alban Skënderaj.
Ai është një nga më të preferuarit e publikut shqiptar dhe këngët e tij, janë ndër më të paharrueshmet. Në ‘Wake Up’ Albani është pyetur për ndjesinë që ka kur dëgjon në publik këngët e tij. “Kur jam në makinë dhe jam vetëm ndonjëherë e ngre zërin e radios, por kur jam me njerëz e ul sepse vihem në siklet. Më ka ndodhur edhe të jem në lokal dhe i kam thënë kamarierit ule muzikën se është turp” –ka treguar Albani.
Së fundmi Albani do të realizojë një koncert recital, suksesi i të cilit është i padiskutueshëm dhe faktet flasin vet, pasi biletat e para janë shitur brenda 1 ore. /