
Ish-futbollisti i Superligës së Kosovës, Liridon Leci, në një emision kishte deklaruar se ka informata që kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, iu ka borxhe lojtarëve nga 3 apo 4 muaj dhe prandaj po vijnë rezultatet e këqija. Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar vetë klubi duke thënë se janë shpifje dhe do ta padisin Lecin.
Suharekasit thonë se këto janë shpifje dhe sipas ligjeve të Republikës së Kosovës ata tashmë kanë bërë padinë e tyre ndaj këtyre pretendimeve.
Ballkani thotë se forma e tyre në ndeshjet e fundit nuk ka të bëjë aspak me çështje financiare, por vetëm me aspektet sportive, si mosambientimi i lojtarëve të rinj, ngarkesa në kalendar apo lëndimi i futbollistëve.
Për fund, këto pretendime klubi i ka quajtur të ulëta dhe tendencioze.
Statusi i plotë i Ballkanit ndaj Liridon Lecit:
Reagim,
Të dashur tifozë
Duke e shfrytëzuar situatën sportive, ku si skuadër po kalojmë krizë rezultatesh, dikush ka ndërmarr një “ofensivë” linçuese, ku klubi që shkroi historinë ndërkombëtare të futbollit kosovar, akuzohet se nuk po i paguan lojtarët, qe 3 apo 4 muaj.
Fc Ballkani demanton fuqishëm çdo lajm të rremë në këtë aspekt, derisa sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, ne tashmë kemi bërë padi ndaj një personi që e nxori këtë shpifje në publik, ashtu siç do të veprojmë edhe ndaj të gjithë atyre që tentojnë ta përlyejnë emrin e pastër të klubit.
Rezultatet momentale të ekpit janë krye këput të aspektit sportiv, që lidhen me shumë faktorë, nga ngarkesa e kalendarit, lëndimet e futbollistëve, adaptimi i ngadalshëm i ardhjeve të reja, e poashtu edhe te forma e momentit. Nga kjo, bashkë me stafin teknik,dhe këta lojtar që shkruajten historinë do të dalim e do t’i kthehemi rezultatëve pozitive.
Por assesi asgjë s’ka të bëj me shpifjet e ulta tendencioze.
Na priftë e mbara Suhareka Jonë