![Rasti “Toka”: Disa të akuzuar nuk shkojnë në gjykatë, dështon seanca gjyqësore](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2019/03/BFEAF253-85B5-4821-9077-CC24E5D2DE7C.jpeg)
Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore për rastin e njohur si “Toka” në të cilin ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar dhe përvetësim pronash.
Seanca e paraparë të mbahej sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës është shtyrë për 16 maj 2019.
Kjo pasi në sallë nuk janë paraqitur disa prej të akuzuarve, shkruan Reporteri.net.
Kryetari i trupit gjykues në këtë rast, Beqir Kalludra, njoftoj të pranishmit në sallën e gjykimit se i akuzuari Lubisha Bujoviq nuk ndodhet në Gjykatën e Prishtinës pasi do të kryej një operim në sy.
Në gjykatore, të martën nuk kanë qenë as të akuzuarit tjerë Shaban Syla, Shpresim Uka e Fahredin Gashi.