970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Rasti Klan Kosova, Buzhala: Nuk ka fjalë me përshkru yryshin e Qeverisë, duan të na frikësojnë ne të tjerëve

Rasti Klan Kosova, Buzhala: Nuk ka fjalë me përshkru yryshin e Qeverisë, duan të na frikësojnë ne të tjerëve

Gazetari Berat Buzhala, i cili ishte pjesë e protestës së thirrur kundër pezullimit të licensës së Klan Kosovës, tha se ky vendim është skandaloz.

“Fatkeqësisht është devalvu edhe fjala vendim skandaloz. Nuk ka ndonjë fjalë tjeter me përshkru yryshin e qeverisë, me i disiplinu mediat. Krejt të tjerat janë gënjeshtra që kinse Serbia. Pushtetet autoritare kur dojnë me i likfidu mediat i akuzojnë për lidhje me armikun, i akuzojnë për shmangie të taksave, për shumë gjëra të tjera”, tha Buzhala për Gazeta Blic.

Sipas Buzhalës qëllimi i qeverisë është t’i frikësoj të gjithë mediat.

“Është vetëm një ide prapa vendimit të qeverisë për me mbyll klanin, me na frikësu ne të tjerëve që jemi këtu, gjithkujt kanë me i gjetë një vegëz, dikush e ka vëllain, dikush e ka motrën. A Martin Berisha ka marrë pare me thas prej Serbisë edhe e mbrojnë. Mimoza Kusari ka fol me Radojqiqin edhe e mbrojnë, për një gabim teknik të Klanit dojnë me përmbys krejt situatën mediale”, tha ai.

Related posts