
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike pak minuta më parë ka njoftuar se në Kosovë janë shënuar edhe 23 raste të reja me koronavirus.
E në mesin e ketyre personave është një rast në Komunën e Hanit të Elizit, tashmë rasti I parë në këtë komunë, shkruan Insajderi.
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rukfi Suma në një bisedë telefonike për Insajderin ka dhënë detaje për këtë rast.
Ai ka thënë se personi i infektuar është shofer kamioni dhe ka pasur kontakt me të ndjerin nga Komuna e Ferizajt që ka vdekur ditë më parë nga koronavirusi, pasi që të dy kanë punuar së bashku në Boondstil.
“Sa më informuan edhe mua tash nga IKSHPK-ja. Bëhet fjalë për një person të Hanit të Elezit, që ka qenë shofer kamioni dhe është takuar me të ndjerin nga Ferizaj që vdiq para disa dite, kanë punuar bashkë në Bondstil.
Suma ka thënë se perosni i infektuar është mbi moshën 50 vjeçare, dhe se të njëjtitiI është kërkuar që të vetizilohet.
“Përafërsisht duhet me qenë rreth moshës 55 apo 56 vjeç, nuk e di saktë, sepse sa e mora si informatë. Atij personi i është kërkuar të jetë në vetizolim në shtëpi për shkak se është me një lagje në perfiri të Hanit të Elezit”, ka thënë Suma për Insajderin./Insajderi.com