
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 raste të reja me COVID-19.
Gjatë kësaj kohe nuk është regjistruar ndonjë viktimë nga virusi.
Aktualisht në Kosovë janë 509 raste aktive me COVID-19, teksa masat kundër shpërndarjes së këtij virusi janë ende në fuqi.
Njoftimi i plotë:
02 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 3.344 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.060
Në total numri i rasteve aktive është 509.