
Gjatë kësaj jave është rritur numri i personave të infektuar me COVID-19, e kjo çështje ka prekur edhe procesin e mësimit në disa shkolla në vend ku tashmë janë infektuar edhe personeli arsimorë dhe nxënësit, shkruan Gazeta Projekti.
Kjo ka bërë që Task Forca e gjinmazit “Kuvendi i Junikut” ta vlerësoj situatën ku ka vendosur që mësimi në këtë komunë të kaloj online.
Lajmi i Plotë nga Komuna e Junikut:
Të dashur nxënës, Personel Arsimor dhe Prindër,
Task Forca në gjimnazin “Kuvendi i Junikut” në Junik, sot me 21.01.2022 ka mbajtur takim emergjent, për të vlerësuar situatën epidemiologjike dhe analizuar trendin e rritjes së rasteve të infektimit me Virusin COVID-19, të personelit arsimor dhe nxënësve të konfirmuara në gjimnazin “Kuvendi i Junikut” në Junik.
Task Forca në kordimin me Komunen e Junikut, ka vendosur që nga data 24.01.2022, deri me datë 29.01.2022, mësimin kjo shkollë ta zhvilloj sipas Skenarit C (mësimi online) .
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!