
Drejtori i zhvillimit ekonomik në Komunën e Junikut, Leonard Llolluni është nominuar si kandidat për deputetë në listën e AAK-së, shkruan Gazeta Projekti.
Ai, njihet si punëtor dhe njeri shumë profesional me një karrierë të begatshme ku është dëshmuar duke mbajtur shumë poste institucionale komunale.
Për kandidimin e tij kemi shumë komente pozitive, e një përkrahje të hapur i vije edhe nga rapsodi i folklorit, Fatmir Miroci i cili përmes një statusi në profilin e tij “Facebook”, ka uruar Llollunin për kandidimin e tij.
Postimi i plotë:
Sot edhe zyrtarisht Drejtori i zhvillimit ekonomik në Komunën e Junikut z, Leonard Llolluni është kandidat për deputet në parlamentin e Republikës së Kosovës nga radhët e AAK-së të prirë nga Lideri Ramush Haradinaj, Leonardi më numër 97 në listë,besoj dhe shpresoj se do dalë fitues dhe në mënyrë denjët të na pëfaqsojë Junikun historik në intitucionin ma të lartë të Republikës, suksese dhe të priftë e mbara Leonard ty si deputet, më Ramushin President.