970×90
970×90

Raportohet se u keqpërdorën të dhënat e të testuarve për Covid-19 në IKSHPK, nisin hetimet

Raportohet se u keqpërdorën të dhënat e të testuarve për Covid-19 në IKSHPK, nisin hetimet

Një rast i keqpërdorimit të të dhënave të pacientëve po dyshohet se ka ndodhur në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Kuptohet se rasti ka ndodhur pasditen e së premtes, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Prishtinë 19.02.2021 – 17:01. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se lista e personave, pa autorizim është shpërndarë nga e-mail adresa zyrtare në një e-mail adresë tjetër. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur Policia.

Ndërkohë mësohet se rasti ka ndodhur në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Pulbike të Kosovës, dhe bëhet fjalë për listën e personave të testuar për coronavirus, shkruan Express.

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë deklaruar se lista e personave të testuar për COVID-19 është dërguar nga e-maili zyrtar i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në një email tjetër.

Related posts