970×90
970×90

Raportimet për arrestimin e Valdrin Sahitit për drogë në Turqi, flet avokati i tij

Raportimet për arrestimin e Valdrin Sahitit për drogë në Turqi, flet avokati i tij

Disenjatori i njohur kosovar Valdrin Sahiti është raportuar të jetë arrestuar në Turqi pasi i është gjetur një sasi droge në posedim, derisa po kalonte kontrollet në Aeroportin e Stambollit. 

Sipas raportimeve, Sahiti gjatë kontrollit është paraqitur me pasaportën diplomatike, të cilën e posedon nga viti 2020.

Por, avokat i Valdrin Sahitit, Besnik Berisha ka dhënë të enjten një tjetër version rreth ngjarjes së kreatorit të njohur kosovar në Turqi.

Berisha, për gazetën online Reporteri.net, tha se klienti i tij ka vijuar rrugën normalisht dhe ka pasur vetëm një keqkuptim me çantën të cilën e kishte harruar në aeroplan.

“Nuk është e vërtetë që ai është arrestuar e aq më pak që është paraburgosur. Përkundrazi ai ka vijuar rrugën normalisht dhe keqkuptimi lidhur me çantën e tij që e kishte harruar në aeroplan është sqaruar me autoritetet turke dhe nuk ka asnjë çështje të ngritur kundër tij në shtetin e Turqisë dhe aq më pak për posedim të paautorizuar të substancave narkotike siç është raportuar”, tha Berisha.

Ai tha se Sahiti ndodhet në Dubai ku po vazhdon agjendën e tij biznesore.

“Ai aktualisht është në Dubai ku po vazhdon agjendën e tij biznesore. Falënderojmë të gjithë për shqetësimin e shprehur, por e vërteta është më ndryshe nga ajo çfarë është raportuar”, thotë avokati Berisha.

Related posts