Lideri i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar bashkëvendasin, Avdi Jahë Zeqiraj, i cili ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Ramush Haradinaj bashkë me vëllaun Dautin, kanë shfaqur një shembull të rrallë të përkushtimit dhe solidaritetit me Avdi Jahen nga Gllogjani i cili tani e disa ditë është në gjendje jo të mirë shëndetësore, shkruan Gazeta Projekti.
Kjo ngjarje ka sjellë shpresë dhe frymëzim për familjarët që janë duke u përballuar me një prej sfidave më të vështira të momentit.