
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ish-kryeministri kosovar i ka uruar Begajt sukses në kryerjen e detyrave.
“Shqipëri urime presidenti i ri i Republikës! Presidentit të sapozgjedhur Bajram Begaj, i uroj shumë sukses në kryerjen e detyrave në shërbim të Shqipërisë e të shqiptarëve!”, thuhet në urimin e Haradinajt publikuar në llogarinë e tij në Facebook.
Bajram Begaj është zgjedhur sot president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.
Ai do të jetë President i tetë i Republikës së Shqipërisë pas rënies së regjimit komunist në vitin 1990.