970×90
970×90

Ramush Haradinaj, sot udhëton ë Hagë

Ramush Haradinaj, sot udhëton ë Hagë

Sot do të udhëtojë për në Hagë kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.


Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar se sot do të niset për në Hagë.

Atje ai pritet të intervistohet nga Dhomat e Specializuara.

Ftesën për t’u paraqitur në Hagë për intervistim Haradinaj e ka marrë të premten.

Për këtë, Haradinaj po atë ditë dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit.

Ai tha se nuk dëshiron të shkojë në Hagë në cilësinë e kryeministrit të Kosovës.

Gazeta Online “Reporteri.net” është media e parë që ka raportuar se Haradinaj më datë 24 korrik do të paraqitet para prokurorit të specializuar të Hagës.

Kujtojmë se Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar. Kjo ishte edhe arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit, pasi ai deklaroi se nuk dëshiron që të shkojë në cilësinë e shefit të Qeverisë së Kosovës. 

Related posts