970×90
970×90

Ramush Haradinaj dhe Avdyl Muçaj, takojnë bashkëatdhetarët në Gjermani

Ramush Haradinaj dhe Avdyl Muçaj, takojnë bashkëatdhetarët në Gjermani

Lideri i AAK-së, Ramush Hardinaj javën që lamë pas ka qenë në Gjermani ku ka takuar bashkëatdhetar të ndryshëm nga trevat shqiptare, shkruan Gazeta Projekti.

Haradinaj në këto takime ka qenë i shoqëruar nga bashkëpuntorët e ngusht të cilët veprojnë në diasporë, biznismenin Avdyl Muçaj, Ukë Blakaj, deputeti Bekë Berisha, Time Kadriaj dhe bisnismeni tjetër Shkelzen Fetahaj.

Për takimet e diasporës ka njoftuar edhe Haradinaj në rrjetin e tij, Facebook.

Lajmi i plotë:

Edhe sot kam vazhduar me takime të njëpasnjëshme me bashkëkombësit që jetojnë në Gjermani. E kuptoj shumë mirë ndjenjën e tyre, e përjetoj emocionin që kanë me mijëra kilometra larg vendlindjes, pasi që dikur isha edhe unë pjesë e tyre.

Dita e sotme kulmoi me tubimin në Sant Augustin, distrikti Rhein-Sieg-Kreis. I lumtur të shoh ata duke përparuar, duke ndihmuar familjet në Atdhe.

I falënderoj të gjithë emër për emër, nisur nga Driton Malaj, kryetar i Aleancës për këtë rajon, dhe secilin që ndau nga koha e tyre që të bashkëbisedojmë mes vete për fatet e Atdheut, që është pika jonë që na bashkon përtej partive e ideologjive.

Po kthehem në Kosovë, me shpresë që shumë nga këta mërgimtarë t’i takoj për festat e fundvitit dhe me shpresë se nga Kosova tash e tutje do të dëgjojnë vetëm lajme të mira.

Related posts