970×90
970×90

Ramush Haradinaj darkon në familjen amerikane, i jep medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”

Ramush Haradinaj darkon në familjen amerikane, i jep medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është duke vazhduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mbrëmë ka darkuar me një familje amerikane, për të cilën thotë se është e njohur për aktivitetet humanitare kudo në botë.

“Mbrëmë për darkë në familjen amerikane Trompeter, nga familjet më të suksesshme për ndërmarrësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Trompeter, me aktivitetet e tyre humanitare i gjen kudo në botë, përfshirë dhe Kosovën, e së fundmi të përfshirë financiarisht në mbështetjen e kauzës së refugjatëve nga Afganistani. Faleminderit për mikpritjen”, ka shkruar ai.

Haradinaj tash e disa ditë po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku atje është takuar edhe me Emisarin e Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe zyrtarë të tjerë amerikanë e komunitetin shqiptar që jeton në Ëashington e Michigan.

Related posts