Ramush Ahmetaj, kandidat i AAK-së për deputet ka zhvilluar takime me banorë të fshatrave Bllagajë, Terboviq dhe Nakëll të Pejës.
Ai ka thënë se në këto vende mori mbështetje të palëkundur, duke shtuar se fitorja është afër.
“Takime të rëndësishme me banorët e Bllagajës, Terboviqit dhe Nakllës. Në këto fshatra AAK-ja është shpresa e madhe për fitore dhe ndryshime. Koalicioni “Për Kosovën Fituese”, po gjënë mbështetje kudo. Banorët e këtyre fshatrave treguan mbështetjen e tyre të palëkundur për Koalicionin për Kosovën Fituese, me numrin 137. Fitorja është afër. Si gjithëherë Bllagaja, Terboviqi dhe Nakëlla dëshmuan edhe këtë herë përkushtimin e tyre ndaj vlerave kombëtare dhe vizionit për një Kosovë më të përparuar, me Ramush Haradinaj Kryeministër, progresi do të jetë vlera jonë e përditëshme”, ka shkruar Ahmetaj në Facebook.