970×90
970×90
970×90
970×90

Ramush Ahmetaj merr mbështetje të fortë nga përkrahësit e AAK-së

Ramush Ahmetaj merr mbështetje të fortë nga përkrahësit e AAK-së

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Ahmetaj, ka nisur fuqishëm fushatën për zgjedhjet parlamentare të planifikuara më 9 shkurt 2025, shkruan Gazeta Projekti.

Në një takim të mbajtur me miq, familjarë dhe përkrahës të tij, ai shprehu falënderimin për mbështetjen e dhënë, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për një Kosovë më të sigurt dhe të fuqishme.

Ahmetaj vlerësoi se bashkëpunimi dhe përkushtimi i qytetarëve është kyç për të arritur mirëqenie më të mirë për të gjithë. Ai theksoi se në këto zgjedhje është jetike që të forcohet mbështetja për AAK-në dhe partnerët e saj, për të siguruar një të ardhme më të ndritur për vendin.

Takimi u përmbyll me optimizëm dhe një thirrje për mobilizim maksimal në përkrahje të platformës së AAK-së dhe synimeve të saj për të rikthyer Kosovën në rrugën e suksesit.

Postimi i tij i plotë:

Me fillimin e vitit të ri, 2025, mbajta një takim me miq, kushërinj dhe vëllazëni.
Shpreha respektin dhe falënderimin e tyre për mbështetjen që po më japin në garën për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke vlerësuar angazhimin e të gjithëve në shërbim të atdheut dhe për përkushtimin e tyre të pandalshëm për një Kosovë më të sigurt dhe më të fortë. Ndejat e tilla të japin forcë më të madhe për të rritur angazhimin për një mirëqenie më të mirë për qytetarët e vendit tim. Diskutuam për tema të ndryshme, duke u pajtuar njëzëri se duhet kujdes i shtuar që në këto zgjedhje t’i japim përkrahje të fuqishme AAK-së me partnerët e saj, që Kosovën ta rikthejmë kah e mbara dhe ta bëjmë fituese.

 

 

Related posts