970×90
970×90
970×90
970×90

Ramush Ahmetaj i cili me vizionin e tij e transformojë mënyren e të bërit biznes në Rrafshin e Dukagjinit, i gatshëm të jetë zëri i popullit në Kuvendin e Kosovës

Ramush Ahmetaj i cili me vizionin e tij e transformojë mënyren e të bërit biznes në Rrafshin e Dukagjinit, i gatshëm të jetë zëri i popullit në Kuvendin e Kosovës

Ramush Ahmetaj, një emër i njohur në komunitetin e biznesit dhe turizmit në Deçan, ka shpallur kandidaturën e tij për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), shkruan “Gazeta Projekti”. 

Me një vizion transformues, Ahmetaj ka kontribuar në përmirësimin e ekonomisë lokale dhe promovimin e turizmit në Deçan përmes menaxhimit të tij të suksesshëm të “Belle Resort”. Resorti është shndërruar në një destinacion të rëndësishëm turistik, që ka rritur vëmendjen dhe zhvillimin e komplet zonës së Deçanit.

Me përvojën dhe angazhimin e tij në sektorin privat, Ahmetaj synon të sjellë një qasje të re në politikë, duke e vendosur fokusin tek zhvillimi ekonomik dhe turizmi në nivel kombëtar. Përmes kandidaturës së tij, ai premton të ofrojë përvojë praktike dhe të avancojë ide për përmirësimin e kushteve të biznesit dhe promovimin e destinacioneve turistike në Kosovë.

Related posts