Viti i Ri 2025 ka nisur me një dinamizëm të jashtëzakonshëm për kandidatin për deputet, Ramush Ahmetaj. Çdo ditë është e mbushur me aktivitete intensive, nga mëngjesi deri në mbrëmje, duke qëndruar pranë qytetarëve që përkrahin vizionin për ndryshim dhe përparim, shkruan Gazeta Projekti.
Sot, Ahmetaj ishte në qytetin historik të Prizrenit, një vend i njohur për vendime të mëdha në të mirë të çështjes kombëtare. Në një takim të organizuar në ambientet e hotelit “Nafron”, ai u bashkua me intelektualë, zejtarë, biznesmenë, klerikë fetarë, mërgimtarë dhe personalitete me ndikim nga Prizreni. Ky tubim u koordinua nga Samir Selmanaj dhe Abdylnaser Sefa, kandidati tjetër për deputet nga radhët e AAK-së në këtë qytet.
Gjatë këtij takimi, i cili u karakterizua nga një debat konstruktiv, qytetarët patën mundësinë të adresojnë pyetjet dhe shqetësimet e tyre direkt tek Ramush Ahmetaj dhe Abdylnaser Sefa. Kandidatët u përgjigjën me transparencë dhe përkushtim, duke shpalosur planet dhe prioritetet e tyre për të sjellë ndryshim të prekshëm në jetën e përditshme të qytetarëve.
Të pranishmit u zotuan për përkrahje të palëkundur ndaj kandidatëve të AAK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke shprehur besimin e tyre se kjo platformë do të çojë drejt një mirëqenieje më të mirë dhe një të ardhme më të ndritur për të gjithë.
Ramush Ahmetaj dhe Abdylnaser Sefa u vlerësuan për qasjen e tyre të afërt me qytetarët dhe angazhimin për t’iu përgjigjur sfidave të kohës. Në këtë frymë, Ahmetaj ritheksoi se bashkëpunimi dhe mbështetja e ndërsjellë janë çelësi për të arritur ndryshime pozitive në shoqëri.