Prokuroria e Pejës së bashku me Policinë e këtij rajoni, dje kanë shkuar në shtëpinë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi.
Ata kishin shkuar për ta intervistuar atë lidhur me deklarimet e tij se është kërcënuar për shkak të qëndrimeve pro demarkacionit.
Këtë e kishte bërë të ditur vetë Kelmendi për Insajderin.
Megjithatë, deputeti Kelmendi u ka thënë policisë e prokurorisë se nuk mund të japë emra të atyre që e kanë kërcënuar pasi nuk ndihet i sigurt.
“Unë emra nuk do të jap. S’kam siguri nëse e bëj një gjë të tillë. Unë po kërcënohem për shkak se jam nga Rugova, dhe kjo është arsyeja pse njerëzit më janë vërsulur mua”, ka thënë Kelmendi
Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi dje nuk arriti të jetë në seancën e Kuvendit ku pritej të votohej për Marrëveshjen e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Mungesa e tij bëri që Kuvendi ta zgjasë seancën deri pas mesnatës me diskutime e përplasje mes deputetëve.
Për më tepër, Kuvendi i Kosovës e ka paraparë për sot vazhdimin e seancës prej orës 11:00